Një vajzë nën rrënoja kërkon ndihmë ku mban me duar një fëmijë të vogël: Bebja nuk po qan më, nuk po duroj dot më
Ekipet e shpëtimit po vijojnë punën për të nxjerrë personat e bllokuar nga rrënojat nga tërmeti i shkaktuar në Turqi, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në një video të publikuar shfaqet një vajzë nën rrënoja që shfaqet duke qarë dhe lutet për ndihmë, ndërsa në krah mban një foshnjë të vogël.
“Nuk po duroj dot më. Pse nuk po vijnë”, dëgjohet teksa shprehet vajza, ndërkohë që disa persona tentojnë ta ndihmojnë dhe e pyesin se si është foshnja. “U lodh duke qarë. Nuk po qan më”, thotë vajza.
"AĞLAMAKTAN YORULDUM" ÇOK ÜZÜCÜ ÇOK...... !!!!#depremde #depremden #volkandemirel #AHBAP #sondakikadeprem pic.twitter.com/ld5PKhERMp
— Güngör DEMİRCİ (@GngrDemirci9) February 7, 2023
(Kosova Sot Online)