Ja sa shqiptarë janë të prekur nga tërmeti në Turqi
Turqia është në një situatë kaotike, pas tërmetit shkatërrues që preku ditën e djeshme zonën juglindore të Turqisë dhe për shkak edhe të motit të keq që ka kapluar vendin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Raportohet se në Turqi ka probleme me infrastrukturën e aeroporteve dhe atë të spitaleve, pasi në zonat e prekura raportohet për dhjetëra mijëra njerëz që kanë nevojë për ndihmë dhe se po akomodohen në ambientet e jashtme.
Sa i përket shqiptarëve që jetojnë në zonën e prekur nga tërmeti, Arlindi bën me dije se janë afektuar 4 prej tyre, për fat të mirë nuk janë lënduar, por kanë pasur dëme materiale.
“Turqia është përfshirë nga një kaos, duke parë edhe sektorin e aviacionit civil. Shifrat në viktima pritet të rriten akoma në vijim, ndërsa janë rreth 20 mijë banesa të shkatërruara.
Sektorë të ndryshëm të transportit kanë pasur vështirësi. Të prisje një biletë për të dalë nga Stambolli sot ishte një sfidë.
Ne ja dolëm të gjejmë një mënyrë për të ushëtuar ditën e nesërme nga zonën e prekur nga tërmeti.
Një informacion pozitiv në këtë situatë katastrofike ka të bëjë me personat shqiptarë që janë afektuar. Bëhet me dije se vetëm 4 qytetarë shqiptarë janë afektuar, të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar, por ka dëme materiale. Ata janë udhëzuar nga autoritet se ku duhet të strehohen,” tha Arlind Isai nga Turqia.
(Kosova Sot Online)