![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Nxjerret gjallë nga rrënojat 66-vjeçarja në Turqi
![Nxjerret gjallë nga rrënojat 66-vjeçarja në Turqi](/uploads/kosova-sot/images/2023/February/07/auto_rerer1675804495.jpg)
Ekipet e shpëtimit gjermane në bashkëpunim me ato turke kanë nxjerrë gjallë nga rrënojat një 66-vjeçare. Pas kryerjes me sukses të këtij operacioni, zëvendës kreu i operacionit, Michael Lesmeister, është shprehur se gruaja ishte bllokuar nga një frigorifer dhe ishte shumë e vështirë për nxjerrjen e saj.
“Gruaja ndodhej thellë në rrënoja, të cilat ishin jashtëzakonisht të paqëndrueshme dhe shumë të rrezikshme. Gruaja ishte e bllokuar nga një frigorifer dhe frigoriferi ishte plot me ushqime dhe shishe dhe ishte shumë, shumë e vështirë për të kaluar tek ajo. Na kushtoi një orë e gjysmë, dy orë vetëm për ta hequr këtë frigorifer. Nuk mund të përdornim pajisje të rënda sepse rrënojat ishin shumë të paqëndrueshme dhe kishim frikë se e gjithë ndërtesa mund të shembet. Kërkonte vërtet punë manuale dhe ne duhej ta hiqnim pjesë-pjesë”, u shpreh ai.
(Kosova Sot Online)