‘Kërkuan kryeministrin në interpelancë për aferën Rama-McGongial’/ Përjashtohen 8 deputetë të PD-së
Komisioni i Etikës, me kërkesë të deputetëve socialistë, ka përjashtuar nga Kuvendi i Shqipërisë 10 ditë 8 deputetë të opozitës.
Një javë më parë, deputetët demokratë kanë bllokuar foltoren e Kuvendit pasi kërkuan interpelancë me kryeministrin për aferën Rama-McGonigal.
Deputetët e përjashtuar janë Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Sipas kërkesës së deputetëve të PS-së, depozituar ne Kryesinë e Kuvendit, thuhet se këta deputetë ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolli.
Kanë qenë 7 deputetët socialistë ata që kanë firmosur kërkesën.
(Kosova Sot Online)