![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Pas dy ditësh shpëtohet burri i bllokuar në rrënoja
![Pas dy ditësh shpëtohet burri i bllokuar në rrënoja](/uploads/kosova-sot/images/2023/February/08/auto_Capture-147-558x3601675867096.png)
Një burrë i cili ishte i gjallë pranë gruas së tij të vdekur, u shpëtua sot në Turqi pas 48 orësh tmerri të paimagjinueshëm, pasi numri i të vdekurve nga tërmeti i së hënës në të gjithë vendin dhe fqinjin e tij Sirinë shkoi mbi 11,200.
Pamjet nga skena e shpëtimit në qytetin turk të Hatay treguan burrin të ngecur poshtë një pllake betoni të rënë, dyshemesë dhe trupit të pajetë të gruas së tij.
Burri u nxor nga ndërtesa e rrënuar, së bashku me trupat e gruas dhe dy vajzave të tij, të cilat gjithashtu u vranë. Ata e vendosën në dysheme për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, larg nga vendi ku trupat e gruas së tij Esra dhe vajzave Mahsen dhe Besira, ishin të mbështjellë me batanije.
(Kosova Sot Online)