Momenti i nxjerrjes së fëmijës dy vjeçar në Turqi nga disa ushtar të FSK-së
Sot një fëmijë 2 vjeç në Turqi, e kanë shpëtuar Forcat e Sigurisë së Kosovës, derisa ende po mundohen ta shpëtojnë edhe nënën e vajzës së vogël e cila është gjallë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online.
FSK ka publikuar momentin e nxjerrjes së fëmijës dy vjeçar nga rrënojat.
Tërmeti vdekjeprurës në Turqi dhe Siri ka marrë jetën e më shumë se 11 mijë personave.
Ekipet e shpëtimit atje janë duke e pasur problem identifikimin dhe shpëtimin e të mbijetuarve për shkak të motit të papërshtatshëm që po mbizotëron në ato zona.
(Kosova Sot Online)