
Me ngjyrat e flamurit të Turqisë ndriçohet objekti i Qeverisë

Objekti i qeverisë është ndriçuar me flamurin turk pas tërmeteve shkatërruese që goditën këtë shtet dhe Sirinë, ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti tha se në këto ditë zie, populli i Kosovës qëndron pranë atij turk.
“Në këtë ditë zie kombëtare, ne ndezim kuq e bardhë ndërtesën e qeverisë sonë për nder të viktimave të tërmetit shkatërrues të kësaj jave dhe në solidaritet me familjet dhe miqtë e tyre. Ne lutemi për shëndetin e të plagosurve dhe qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Turqisë”, shkroi ai në Twitter.
(Kosova Sot Online)