![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Lajmi i fundit nga fatkeqësia në Turqi dhe Siri
![Lajmi i fundit nga fatkeqësia në Turqi dhe Siri](/uploads/kosova-sot/images/2023/February/08/auto_termeti-ne-turqi-termetet-ne-turqi-48-1-600x3601675870781.jpg)
Si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit, në Turqi dhe Siri, kanë humbur jetën mbi 12.000 persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Zyrtarët thanë më 8 shkurt se 9.057 persona janë konfirmuar se janë vrarë në Turqi dhe 2,992 në Siri. Numri i viktimave pritet të rritet, teksa ekipet e shpëtimit kanë vazhduar të kërkojnë për të mbijetuar të tërmeteve të fuqishme.
Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan. Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.
Por, përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga temperaturat e ulëta dhe qindra pasgoditje, të cilat e kanë bërë veçanërisht të rrezikshme punën në strukturat e paqëndrueshme.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e pranoi se ka pasur probleme në përgjigjen fillestare ndaj tërmeteve masive.
Duke folur për gazetarët në Kahramanmarash më 8 shkurt – rajon që gjendet afër epiqendrës së tërmetit – Erdogan tha se ka pasur probleme me rrugët dhe aeroportet, por shtoi se tani gjërat po përmirësohen dita-ditës.
Disa prej dëmeve më të mëdha janë regjistruar në provincën turke të Gaziantepit, ku qindra ndërtesa janë shembur dhe janë bllokuar rrugët, duke penguar përpjekjet e shpëtimit.
(Kosova Sot Online)