Pagat për muajin shkurt do të dalin sipas Ligjit të Ri të Pagave
Kuvendi i ka thënë ‘Po’ koeficientit prej 105 eurosh për Pagat në Sektorin Publik në Ligjin e Pagave, përcjell “Kosova Sot Online”.
Pagat për muajin shkurt do të dalin sipas Ligjit të Ri të Pagave.
Buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik për vitin 2023 do të jetë 745 milionë euro.
Kurse, janë rreth 83 mijë punonjës të sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit.
(Kosova Sot Online)