Qytetari merr pjesë në protestën e opozitës dhe tregon problemin e nipit të tij, ja pankarta që mban në duar
Një qytetar që po merr pjesë në protestën e opozitës ka treguar problemin që ka me nipin e tij. Me pankartë në duar, qytetari shkruan se shtroi nipin në QSUT duke ecur dhe folur, por përfundoi në gjendje kome.
Gjithashtu ai shkruan në pankartë se ka njoftuar dhe ministrinë e Shëndetësisë për ngjarjen.
Mesa duket qytetari zgjodhi protestën e opozitës si një formë për të treguar shqetësimin e tij.
(Kosova Aot Online)