Mbyllet pas më shumë se dy orësh protesta e opozitës, Berisha: Revolucioni vazhdon të hënën para Parlamentit

  • 11 February 2023 - 15:17
Mbyllet pas më shumë se dy orësh protesta e opozitës, Berisha: Revolucioni vazhdon të hënën para Parlamentit

Është mbyllur pas më shumë se dy orësh protesta e opozitës në Tiranë, me kërkesën për largimin e regjimit të inkriminuar të Qeverisë Rama. Ka qenë kreu i Pd Sali Berisha i cili para selisë së PS tha se revolucioni do të vijojë ditën e hënë, në orën 17:00 para selisë së Kuvendit.

Berisha tha se sot nisi sipari i revolucionit  që ka për qëllim rrëzimin e Edi Ramës.

Protesta nisi në orën 12:00 para Kryeministrisë ku iu bashkuan edhe kreu i PD Sali Berisha ai i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Pas protestës para Kryeministrisë Berisha bashkë me protestuesit ndaluan në disa institucione si Ministria Brednshem, Bashkia e Tiranës dhe te selia e PS.

Protesta shkoi kryesisht e qetë dhe vetëm në pëembylle të saj, ajo u zhvillua  me incidente të vogla minore ku disa protestues hodhën disa flakadanë dhe  shashka drejt Kryeministrisë, por pa provokuar incidente që do të prishnin mbarëvajtjen e qetë.

(Kosova Sot Online )