
Vjedhje në zyret e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit

Në zyret e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj, sot ka ndodhur një vjedhje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
Ai tha se nga hetimet e para, është mësuar se janë thyer dyert e zyreve dhe janë vjedhur DËR të kamerave të sigurisë.
“Sot, rreth ore 06:14 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në Kompaninë Rajonale të Ujsjellësit ” Bifurkacioni” në Ferizaj është një rast i vjedhjes. Policia e rendit e më pas policët hetues të stacinit në Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin Nga hetimet e para është mësuar se janë thyer dyert e zyreve dhe janë demoluar zyret dhe nga aty është vjedhur DËR e kamerave të sigurisë.”, ka thënë Veseli.
(Kosova Sot Online)