Një foshnjë gjendet në prehrin e motrës e cila sakrifikoi veten për të shpëtuar atë
Turqia e Siria mëngjesin e 6 shkurtit u goditën nga tërmete shkatërruese, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në një video shihet se si një foshnje nxirret e gjallë nga rrënojat.
Mësohet se ajo është gjendur në prehrin e së motrës e cila sakrifikoi veten për të shpëtuar foshnjën.
Foshnja u gjet nën rrënojat në fshatin Afrin, në veri të Aleppos.
(Kosova Sot Online)