
Aksident i rëndë: Vetura përplas për vdekje këmbësorin 40-vjeçar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Lezhë, shkruan “Kosova Sot Online”.
Një person me automjetin e tij ka aksidentuar një këmmbësor, ku si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 40-vjeçari.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës.
Grupi hetimor ka filluar me hetimet lidhur me këtë aksident.
Njoftimi i policisë:
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në hyrje të qytetit Lezhë, konkretisht në afërsi të "Kryqëzimit të Shëngjinit", shtetasi N. S. duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor të gjinisë mashkull, akoma i paidentifikuar, i cili është dërguar në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.
(Kosova Sot Online)