![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Kurti paralajmëron: Serbët në veri mund të ngritin barrikada përsëri
![Kurti paralajmëron: Serbët në veri mund të ngritin barrikada përsëri](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/30/auto_Albin-Kurti-fotoo-ZKM-600x3601669808994.jpg)
Aksionin e djeshëm të policisë me ç’rast u shkatërruan tre laboratorë të drogës në veri të vendit, e ka lavdëruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Megjithatë ai ka shtuar se bandat kriminale të sponsorizuara nga Beogradi nuk do të ndalen për t’i mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme, qoftë kjo edhe me ngritjen e barrikadave të armatosura.
“Policia e Kosovës ka shkatërruar dje 3 laboratorë ilegalë të drogës në veri të Kosovës, një fitore e qartë për sundimin e ligjit. Bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia nuk do të ndalen para asgjëje – duke përfshirë barrikadat e armatosura dhe sulmet e dhunshme ndaj policisë – për të mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme. Ata do të dështojnë”, ka shkruar ai në Twitter.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për operacionin “Shpata” që u zhvillua dje, që u realizua në tri lokacione në rajonin e Mitrovicës së Veriut.
(Kosova Sot Online)