Nisen ndihma nga Kosova në Turqi, ambasada turke jep detaje

  • E.k /
  • 14 February 2023 - 07:51
Nisen ndihma nga Kosova në Turqi, ambasada turke jep detaje

Ambasada e Turqisë në Kosovë, ka njoftuar se një kamion me ndihma nga Kosova është nisur për Turqi, për t’i dalur ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ambasada ka njoftuar se në këto ndihma po dërgohen batanije, gjeneratorë, ngrohës, pako me pelena, jorganë, krevate, jastëkë e kuti me rroba dimërore.

“Ambasada jonë së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Prizren, institucionet e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë po dërgon në Turqi me THY dhe maune: 3,161 batanije, 30 gjeneratorë, 28 ngrohës. 666 pako pelena, 31 jorganë, 2 krevate, 27 jastëkë, 51 kuti (416 kg) rroba dimërore”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Turke në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)