Inspeksioni në Prishtinë largon terrasat ilegale në qendër
Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike të cilat po shfrytëzoheshin nga biznese të ndryshme, përcjell “Kosova Sot Online”.
Drejtoria e Inspekcionit ka treguar se janë larguar terrasat/konstruksionet të cilat ishin vendosur në trotuarin përgjatë rrugës Luan Haradinaj (përballë Stacionit të policisë).
“Këto ditë, në koordinim dhe me mirëkuptimin e plotë edhe të pronarëve, janë larguar terrasat/konstruksionet të cilat ishin vendosur në trotuarin përgjatë rrugës Luan Haradinaj (përballë Stacionit të policisë).
Gradualisht por me shumë përkushtim, Drejtoria e Inspeksionit po ua rikthen hapësirat qytetarëve të Prishtinës” thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)