Propozimi evropian varianti me optimal i mundshëm i zgjidhjes së raporteve Kosovë - Serbi

  • A.P /
  • 14 February 2023 - 20:18
Propozimi evropian varianti me optimal i mundshëm i zgjidhjes së raporteve Kosovë - Serbi

Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është është varianti me optimal i mundshëm i zgjidhjes, ka theksuar analisti Aleksandar Popov, udhëheqës i Qendrës për rajonalizëm me seli në Novi Sad,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se propozimi parasheh njohjen “implicite” të Kosovës nga Serbia ndërsa nënvizoi se Asociacioni i komunave me shumice serbe nuk do të jetë njësoj me entitetin serb në Bosnjë.

Serbia dhe Kosova janë nën trysninë e fuqive perëndimore që të pranojnë një propozim evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Si e shihni ju këtë propozim? A është zgjidhje?

Aleksandar Popov: Mendoj se tani për tani është varianti me optimal i mundshëm i zgjidhjes. Mendoj se kriza e Ukrainës i përshpejtoi përpjekjet e perëndimit që në një mënyrë të zgjidhë “nyjën e Kosovës”, duke pasur parasysh se të dyja palët kanë vendosur disa, t’i quaj kushtimisht, vija të kuqe. Nëse do të merreshin ato parasysh, kurrë nuk do të ndodhte marrëveshja, sepse sa i përket Beogradit ai e ka thënë se kurrë nuk do ta njohë në mënyrë eksplicite Kosovën dhe nuk do të pajtohet që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara. Nga ana tjetër pala e Kosovës, po flas për qeverinë që udhëhiqet nga Albin Kurti, e ka vënë vijën e kuqe se mund të bisedohet vetëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kur të arrihet marrëveshja për këtë, mund të flitet për çështjet tjera. Të dyja qasjet janë joreale. Prandaj perëndimi i vendosi çështjet në një kuadër më real nëpërmjet këtij plani. Ai plan është real meqë parasheh diçka që është e pranueshme për Serbinë në një masë, sepse nëse shihet neni i katërt i tij atëherë ai plan sjell njohjen implicite të Kosovës dhe kjo i është parë për të madhe (presidentit Aleksandar) Vuçiç gjatë debatit në parlament për këtë çështje. Megjithatë, ai ka arritur tash për tash të amortizojë pakënaqësitë. Ndërsa zoti Kurti nuk është i kënaqur sepse kishte shtruar kërkesa maksimale dhe nuk di si t’ia dalë në krye me opinionin publik, posaçërisht zgjedhësit së tij, meqë kishte thënë se zgjidhja e vetme është njohja e ndërsjellë dhe pastaj mund të bisedohet për të gjitha çështjet. Megjithatë Beogradi është i vetëdijshëm se kur të ndodhë kjo, nuk ka më për çfarë të bisedohet.


(Kosova Sot Online)