Peci: Edhe qeveritë e kaluara kanë bërë punë të mira, Kosova ka ecë
Ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Faton Peci, i cili i takon Partisë Guxo, ka thënë se është kundër diskursit ku thuhet se në të kaluarën nuk është punuar asgjë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Peci ka thënë se edhe qeverisjet e kaluara kanë bërë punë të mira, por se sipas tij është dashur të bëhet edhe më shumë.
Ministri ka shtuar se Kosova ka ecur përpara.
“Jam ithtar i asaj që prej periudhës së pasluftës e deri tash e ka pas një ecje, Kosova ka ecë. Nuk mendoj që si shoqëri të tregohemi nihilistë. Ka mundur Kosova të jetë në një pozicion më avancues… jam ithtar i asaj që qeveritë e kaluara kanë bërë edhe punë të mira. Kosova ka ecë, por i është dashur ecje sportive edhe sprint për t’i arritur objektivat tona si shtet”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)