Ndodh edhe një mrekulli në Turqi: 212 orë nën rrënoja, shpëtohet 77-vjeçarja
Një grua 77-vjeçare është njxerrur nga rrënojat në qytetin Adiyaman, pas 212 orësh e bllokuar që nga tërmeti në Turqi, përcjell “Kosova Sot Online”.
E moshuara u nxorr nga rrënojat e një blloku apartamenti në Adiyaman.
Ajo u transportua nga punonjësit e shpëtimit nga rrënojat e ndërtesës në një ambulancë në pritje.
Më pas, të afërmit e saj e përqafuan ekipin e shpëtimit.
(Kosova Sot Online)