Tentoi të vriste ish- gruan, shqiptari në Itali dënohet me 16 vite burg: Humba gjithçka, familjen, dashurinë dhe lirinë
Një shqiptar 53-vjeçari është dënuar me 16 vite burg, pasi tentoi të vriste ish-bashkëshorten e tij në Itali, përcjell “Kosova Sot Onlline”.
Raportohet se shqiptari është shprehur i penduar para Gjykatës në Itali, ku i kërkoi falje për dhimbjen që u shkaktoi familjarëve.
“Kërkoj falje për dhimbjen që u kam shkaktuar të gjithë familjarëve. Nuk e di se çfarë më ndodhi atë natë. Në një çast humba gjithçka: familjen, dashurinë për të dashurit e mi dhe lirinë”, ka thënë mes lotësh.
Çifti ishte në proces ndarjeje dhe i pandehuri jetonte në një shtëpi tjetër. 40-vjeçarja ishte duke u kthyer në shtëpi ku u sulmua nga shqiptari, ku e goditi dy herë.
(Kosova Sot Online)