Koloneli nga Ekuadori: Mafia shqiptare po drejton kartelet e dr'ogës
Prej kohësh tashmë, mafia shqiptare është bërë objekt i mediave të huaja, mbi të gjitha për aktivitetin e saj kriminal dhe terenin që ka fituar në Ekuador.
I ftuar në emisionin “Zona Zero”, koloneli Mario Pazmino deklaroi se mafia shqiptare ka arritur të fitojë teren për shkak të lidhjeve që ka krijuar me klanet e tjerë. Sipas Pazmino, mafia transporton tonelata drogë nga porti “Guayaquail” në ekuador drejt Evropës, nëpërmjet portit belg të “Antwerpen”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”
“Mafia shqiptare qarkullon tonelata droge. Kjo lëvizje tërheq mafien kineze, Ndrangheta-n, të gjitha këto kanë interes që të kontrollojnë transportin e kësaj droge drejt kontinentit të vjetër. Po mafia shqiptare është e veçantë, pasi drogën e fut në Evropë nëpërmjet Belgjikës.
Porti Antwerpen në Belgjikë ka kapur në vitin 2022, 110 tonelatë kokainë që del nga Ekuadori. Droga niset nga nga porti i Guayaquail. Pastaj porti Antwerpen është dera drejt Evropës. Por mafia shqiptare ka lidhje të drejtpërdrejtë me kartelet e tjera.”- tha Pazmino.
(Kosova Sot Online)