![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Afera Rama-McGonigal/ Opozita proteston në orën 10:00 përpara Kuvendit, në nisje të seancës
![Afera Rama-McGonigal/ Opozita proteston në orën 10:00 përpara Kuvendit, në nisje të seancës](/uploads/kosova-sot/images/2023/February/16/auto_850x600_330802659_752191013078824_357339169661004729_n16765319351676533048.jpg)
Opozita ka thirrur një protestë sot në orën 10:00 përpara Kuvendit të Shqipërisë, në nisje të seancës parlamentare kur pritet të mbërrijë në Kuvend kryeministri Edi Rama, përcjell "Kosova Sot Online".
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u kërkoi qytetarë të marrin pjesë në këtë protestë duke shpjeguar edhe arsyen:
“Protesta është thirrur në ora 10, sepse në orën 10, “RamGonigali” hyn në Parlament.
A ka përdhosje më të madhe për atë parlament se hyrja si ministër i Shqipërisë i “RamGonigalit?! A ka përdhosje më të madhe se fjala e tij aty?!
Prandaj qytetarë, siç zhvilluam të hënën që kaloi një betejë të shkëlqyer, brenda dhe jashtë Parlamentit, i bëj thirrje cilitdo që ka minimumin e mundësive, të lërë çdo gjë dhe të vijë në orën 10 në protestë,” tha dje Berisha.
Ndërkohë, në orën 9.00, Berisha do të mbledhë Grupin Parlamentar të PD dhe fjala e tij do të transmetohet direkt në rrjetet sociale dhe media.
(Kosova Sot Online )