Avokati Gashi tregon se ka paraqitur kërkesë në prokurori që Abazi të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, e ka ftuar deputetin e VV-së, Haki Abazi që t’i dorëzojë provat në prokurori për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Avokati Gashi tha se ka paraqitur kërkesë në prokurori që Abazi të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se do ta thërrasë për intervistim deputetin Haki Abazi lidhur me deklaratat e tij për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari.
(Kosova Sot Online)