![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
“McGonigal, qershia mbi tortë”- Deputeti i PD thirrje Kuvendit: Afroni 2 marsin se s’kemi asnjë garanci që kjo Qeveri s’do prodhojë tjetër skandal
![“McGonigal, qershia mbi tortë”- Deputeti i PD thirrje Kuvendit: Afroni 2 marsin se s’kemi asnjë garanci që kjo Qeveri s’do prodhojë tjetër skandal](/uploads/kosova-sot/images/2023/February/16/auto_-640-0-63da4dd421e8b1676559612.jpg)
Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj ka bërë thirrje që Kuvendi, të afrojë datën e mbajtjes së mocionit me debat me kryeministrin Edi Rama (2 mars), për skandalin McGonigal të cilin e ka quajtur “qershia mbi tortë” e vitit 2023.
“Afroni 2 marsin se s’kemi asnjë garanci që kjo qeveri s’do prodhojë një skandal tjetër”, tha ai.
Fjala e Xhaferraj: A jeni të sigurt që deri më 2 mars nuk do shpërthejë ndonjë skandal tjetër që nuk do ndryshojë agjendën?
Kjo sjellje është vitrina e produktit që keni krijuar ju.
Mandaiti i tretë dhe viti 2023 është viti i skandaleve. Nënpunëse e AKSHI trafikim lëndësh narkotike, Alda Klosi qindra mijëra euro, skandali i kamerave, ku krimi merr pozicione shtetëtrore. Sekretai i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave kapet në abuzim e qershia mbi tortë MC Gonigal.
Afroni 2 marsin se s’kemi asnjë garanci që kjo qeveri s’do prodhojë një skandal tjetër.
(Kosova Sot Online)