![Osmani ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë: Nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/19/200x200_auto_vjosa-osmani-kl1702228020-600x3601724054595.webp)
I riu nga Turqia tregon se ende ka njerëz nën rrënoja
![I riu nga Turqia tregon se ende ka njerëz nën rrënoja](/uploads/kosova-sot/images/2023/February/10/auto_turqi-termet-1676049999.jpg)
35 vjeçari Doğan Özkan një prej vullnetarëve të kërkim-shpëtimit në Antakya të Hatay në Turqi tregon se ende ka njerëz nën rrënoja.
Numri i viktimave është i frikshëm, por pamja e tmerrshme që ka marrë qyteti ka mbjellë trishtim në zemrat dhe sytë e të mbijetuarve.
“Nuk ka mbetur asgjë veç dëshpërimit që i ka kapluar të gjithë. Nuk ka asnjë ndërtesë të vetme të shfrytëzueshme pas tërmetit, gjysma e saj është shkatërruar dhe gjysma është dëmtuar në mënyrë që të mos përdoret”, tha ai ndërsa tregoi për reagimet e para të të mbiejtuarve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjithçka ndryshoi pasi tërmeti me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt në orën 4:17 të mëngjesit me orën lokale. 35 vjeçari thotë se atë mëngjes për tërmetin ka mësuar nëpërmjet rrjeteve sociale. Kurse familja e tij ndodhej në një zonë që u godit nga tërmeti.
“Familja ime ishte në Kajseri në rajonin ku u godit nga tërmeti, por nuk kishte asnjë dëmtim, megjithatë u desh të qëndronin jashtë për 3 ditë për siguri. Unë vetë jetoj në Kastamonu”, shtoi ai.
Jeta në Hatay është paralizuar pasi është një nga 10 qytetet turke të kthyera në fantazmë. Në sytë e të shpëtuarve nga rrënojat, i riu turk, rrëfen se ka mbetur vetëm dëshpërimi.
(Kosova Sot Online)