Kraja: Nuk kam kërkuar falje për të mbetur në fronin e akademisë

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 18:50
Kraja: Nuk kam kërkuar falje për të mbetur në fronin e akademisë

Nuk kam kërkuar falje për të mbetur në fronin e akademisë gjatë mbledhjes së sotme të ASHAK-ut, ka theksuar kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se kërkim-faljen e tij nuk e ka kërkuar askush, derisa e ka cituar edhe një deklaratë të akademikut Isa Mustafa.

“Në mbledhjen e sotme të Kuvendit te Akademisë nuk kam kërkuar falje dhe as e ka kërkuar dikush prej meje një gjë te tille. Duke mos pasur bazë ligjore për të marrë në përgjegjësi kryetarin e Akademisë, u propozua një kompromis, për të cilin është shprehur qartë akademik Isa Mustafa: “Z Kraja pas shumë diskutimeve u arrit pajtimi të vazhdojë në pozitën e Kryetarit të ASHAK. Përkushtimi do të jetë në bashkëpunimin më të ngushtë dhe në implementimin e programit të Akademisë”. Ky është kompromisi. Deklaratat tjera janë spekulime pa asnjë peshë dhe vlerë”, thuhet në reagimin e Krajës.

(Kosova Sot Online)