Mbreti Charles III uron Osmanin për Pavarësi

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 20:12
Mbreti Charles III uron Osmanin për Pavarësi

Për 15-vjetorin e Pavarësisë nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në letrën e tij thuhet se pret me padurim vazhdimin e miqësisë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve.

“Dëshiroj t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë të veçantë për vendin tuaj me rastin e Ditës së Pavarësisë. Pres me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve tona, gjersa po përballemi me këto kohë sfiduese”, thuhet në letrën e urimit të Mbretit Charles III.


(Kosova Sot Online)