![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Zbulohet dokumenti ekskluziv nga FBI: Ja kur u thirr për dëshmi e dashura e Charles McGonigal, denoncimi edhe për Edi Ramën
![Zbulohet dokumenti ekskluziv nga FBI: Ja kur u thirr për dëshmi e dashura e Charles McGonigal, denoncimi edhe për Edi Ramën](/uploads/kosova-sot/images/2023/February/17/auto_SAKT1676620953.jpg)
Allison Guerriero, ish e dashura e Charles McGonigal është thirrur për të dëshmuar nga FBI në vitin 2019, lidhur me akuzat që rëndonin mbi ish-partnerin e saj.
Syri.net ka siguruar dokumentin ekskluziv që provon se Guerriero ka dhënë dëshmi përpara hetuesve.
Siç kuptohet edhe nga dokumenti, Allison Guerriero ka marrë një email nga prokurori i FBI në Neë York, Andreë Taff më 19 shtator 2019.
![Image](https://www.kosova-sot.info/uploads/kosova-sot/images/2023/February/17/auto_auto_dokumenti16765858311676620850.jpg)
"Ju lutem gjeni thirrjen bashkangjitur. Ju lutem konfirmoni marrjen e emailit. Faleminderit për vëmendjen tuaj në këtë çështje", thuhet në emailin e Taff për Guerriero, ku siç duket nga teksti, ajo ka qenë bashkëpunuese me FBI.
Në një intervistë të para disa ditëve, Allison Guerriero u shpreh se hetimi nuk kishte nisur prej saj dhe se nuk ishte thirrur për të dëshmuar nga FBI.
Mirëpo, në mediat amerikane është artikuluar qartë se prangosja e Charles McGonigal ka ardhur pikërisht nga një email që Guerriero i kishte dërguar një zyrtari të FBI, ku i kërkonte të hetonte veprimtarinë e partnerit të saj. Po ashtu, ajo ka denoncuar edhe kontaktet e McGonigal me Edi Ramën, si dhe ka përmendur qesen me para që partneri i saj ka marrë nga Agron Neza në New York.
Agjentët e FBI mbërritën në shtëpinë e Allison Guerriero me foton e kryeministrit Edi Rama në dorë e cila konfirmoi identitetin e personit me të cilin bashkëpunonte në mënyrë të dyshimtë McGonigal.
"Dy agjentë u shfaqën në derë", ka rrëfyer ajo për Business Insider, duke i treguar asaj një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar dhe e intervistuan për ndërveprimet e tyre. © SYRI.net
(Kosova Sot Online )