
Ngjarje e rëndë shqiptare: Pas konfliktit donte ta hidhte babain në pus, babai masakron djalin me çekiç në kokë, vdes 50-vjeçari

Një 50 vjeçar duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babain, 77 vjeç, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr në fshatin Zvezdë të Korçës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta (çekiç që përdoret për të thyer gurë), ku si pasojë 50-vjeçari ka vdekur.
Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi i 77 vjeçarit për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
(Kosova Sot Online)