“Nuk doja ta vrisja, dëshmia e babait që vrau djalin e tij me çekiç: Më bezdiste shumë, filloi të pinte çdo ditë
Zbardhët dëshmia e Shefki Bylykbashit, autor i dyshuar i vrasjes së djalit të tij, Hambi Bylykbashi në fshatin Zvezdë të Maliqit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Babai ka deklaruar se 50-vjeçari vinte në gjendje të dehur çdo ditë në shtëpi.
“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, ishin fjalët që 77-vjeçari ka thënë në polici.
Fillimisht, u raportua se ngjarja ishte aksidentale dhe se 50-vjeçari ishte rrëzuar nga banesa, pasi ishte në gjendje të dehur, por më pas u zbulua se ai u vra nga i ati, pasi ky i fundit e goditi me çekiç.
(Kosova Sot Online)