'Edi Rama, çfarë ke mbjellë, ke për ta vjellë', paralajmëron lir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka drejtuar sot takimin e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë. “Jemi sot këtu për të vendosur kriteret për 1650 kandidatët e Partisë së Lirisë për zgjedhjet e 14 majit, - tha Meta. - Jemi këtu për të gjitha angazhimet politike, organizative për zgjedhjet vendore ku Partia e Lirisë do të jetë faktor vendimtar për shporrjen e monizmit nga bashkitë tona.
Pas konstituimit të Këshillit, grupi i Partisë së Lirisë që do të jetë i jashtëzakonshëm, fjalën do ta marrin përfaqësuesit e banorëve, ato që ky regjim i nxori në rrugë për të ndërtuar kulla për oligarkët e tij. Ata do të flasin dhe nuk do të guxojë askush në të gjithë Shqipërinë të sillet me shqiptarët në atë mënyrë.
Gjithë bota është tronditur nga skandalet e Ramës, kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s, nuk pushojnë, kanë një muaj, emri i tij lakohet ende nga mediat më të mëdha botërore. kudo flitet për një agjent të lartë që ka turpëruar vendin e tij dhe për korruptuesin e tij."
"Edi Rama, çfarë ke mbjellë, do të korrësh! Edi Rama, çfarë ke mbjellë - ke për ta vjellë” - e paralajmëroi Meta, kreun e qeverisë. - Mbolle terror ndaj qytetarëve shqiptarëve, i fute ën burg, se nuk paguante një i papunë energjinë elektrike dh eek vjedhur miliarda euro me korrupsionin tënd, me importet e tua të energjisë elektrike, ta thotë vetë KLSH-ja; ndalove një nënën 84 vjeçe nga Narta pse kishte ndërtuar pa leje një kotec, ndërkohë që u tmerrova atje që isha në katin e 23-të, me kullat e përbindshme që kanë shkatërruar totalisht kryeqytetin tonë. Gjysma e tyre janë pa leje, por me bekimin e Edi Ramës dhe janë edhe për llogari edhe të xhepit të tij dhe të bandës që nuk njeh ligj.”
(Kosova Sot Online)