
Berisha: Edi Rama dhe Yuri Kim ishin pjesë e skemës së gjobëvënies së McGonigal

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Rama e përdori ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, jo vetëm për të shkatërruar opozitën shqiptare, por edhe për të krijuar një skemë gjobëvënëse ndaj biznesmenëve.
Ai i bëri thirrje Kongresit Amerikan dhe FBI-së të hetojnë përfshirjen e Edi Ramës dhe të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, në këtë skemë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Deklaratat, kreu i PD-së i bëri në Konventën Kombëtare të Grupimit “Dhjetor ‘90”, nga ku i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në revolucion për të shpëtuar Shqipërinë.
(Kosova Sot Online)