9-vjeçarja doli e vdekur nga rrënojat, qeni i saj i trishtuar ndalon së ngrëni
Një qen që humbi pronarin e tij 9-vjeçar në lagjen Antakya të Hatajit, i goditur nga tërmeti, nuk ka ngrënë dhe pirë që nga ajo ditë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Qeni i quajtur Beti, derdhi lot teksa u nxor nga rrënojat.
Beti, kur e kuptoi se pronarja e saj Beren kishte ndërruar jetë pasi u hoq nga rrënojat, nuk u largua për asnjë moment nga ekipi i shpëtimit.
(Kosova Sot Online)