Trotuaret dhe vendkalimet për këmësorë në Prishtinë marrin ngjyrat e flamurit ukrainas
Komuna e Prishtinës është duke e mbështetur Ukrainën në prag të njëvjetorit të luftës pushtuese të Rusisë, transmeton “Kosova Sot Online”.
Tek rrethi i Arbërisë vendkalimet për këmbësorë dhe rrethojat e trotuareve kanë marrë ngjyrat e flamurit të Ukraines.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, tha se ngjyrosja është bërë në mbështetje të Ukrainës.
(Kosova Sot Online)