Pjetër Shala deklarohet i pafajshëm
Në Hagë në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ka filluar gjykimi ndaj Pjetër Shalës, i cili po akuzohet për krime lufte, transmeton “Kosova Sot Online”.
Pjetër Shala është deklaruar i pafajshëm.
“Unë i kuptoj të gjitha akuzat, mirëpo të gjitha këto janë shpifje dhe trillime. Deklarohem i pafajshëm”, tha Shala.
Sipas aktakuzës, Shala akuzohet se ka kryer katër lloje të veprave penale gjatë luftës, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
(Kosova Sot Online)