Vrasja e shqiptarit në Greqi, ja se çka thanë miqtë e autorit të krimit
Janë zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar Visar Dakrama, alias Julian Kosova, në Mikonos, në Greqi, përcjell “Kosova Sot Online”,
Konflikti mes 34-vjeçarit dhe shtetasit grek Athanasios Nazos nisi në lokal për një vajzë, dhe më pas ky i fundit shkoi në banesë për të marrë armën e gjahut duke e vrarë shqiptarin.
Miqtë e autorit të krimit thonë se 33-vjeçari grek nuk ka pasur lidhje intime me vajzën në fjalë.
“Vajza, për të cilën ka pasur një keqkuptim, nuk ka marrëdhënie romantike me Thanasis”, thotë një mik i ngushtë i autorit.
“Burri tjetër e ofendoi këtë grua dhe më pas të dy përfunduan duke u grindur. Në mjegullën e pijes gjërat morën një kthesë të pakëndshme”, tha për mediat greke një prej miqve të autorit.
(Kosova Sot Online)