
Po punonte në ndërtimin e një ure, vdes 58 vjeçari

Një punëtor që ishte duke punuar për ndërtimin e urës në hyrje të qytetit në Klos ka vdekur, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot në mëngjes, teksa punëtori i montimit të hekurave ishte mbi urë dhe nuk është ndjerë mirë duke pësuar të fikët.
Paraprakisht dyshohet se 58 vjeçari me origjinë nga Kukësi ka vdekur si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa policia dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(Kosova Sot Online)