Serbit në Veri iu gjetën mbi 6 mijë fishekë, Kurti: Qeveria jonë nuk ka tolerancë

  • E.k /
  • 22 February 2023 - 13:10
Serbit në Veri iu gjetën mbi 6 mijë fishekë, Kurti: Qeveria jonë nuk ka tolerancë

Kryeminisitri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi në Veri dje një serb u arrestua dhe iu kapën mbi 6 mijë fishekë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se Qeveria që ai udhëheq nuk ka tolerancë për trafikimin e drogës dhe armëbe, krimin e organizuara ose çfarëdo përpjekje për të mbështetur dhunën dhe konfiktin “kudo në territorin tonë”.

“Një fitore tjetër për sundimin e ligjit: Policia e Kosovës ka arrestuar një trafikant të armëve që tentoi të kontrabandonte 6 mijë e 300 fishekë nga Serbia. Qeveria jonë nuk ka tolerancë për trafikimin e drogës dhe armëve, krimit të organizuar dhe për çfarëdo përpjekje për të mbështetur dhunën ose konfiktin- kudo në territorin tonë”, ka shkruar ai.