![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Zbulohet identiteti i 4 të rinjëve nga Kosova që vdiqën në aksidentin tragjik
![Zbulohet identiteti i 4 të rinjëve nga Kosova që vdiqën në aksidentin tragjik](/uploads/kosova-sot/images/2023/February/22/auto_policia_akisdent1677098625.jpg)
Një aksident tragjik ka ndodhur sonte në dalje të Shtimes, ku katër persona kanë vdekur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, tha ai.
"Kosova Sot Online" ka mësuar se tre nga katër persona e vdekur janë, Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar teksa personi tjetër akoma nuk është identifikuar.
Dyshohet se dy nga të vdekurit janë nga fshati Mollopolc, ndërsa dy të tjerë nga fshati Dramijak.
(Kosova Sot Online)