Meta: Kjo qeveri i urren shqiptarët e thjeshtë, pensionet shumë më të ulëta se në Kosovë

  • E.k /
  • 24 February 2023 - 11:15
Meta: Kjo qeveri i urren shqiptarët e thjeshtë, pensionet shumë më të ulëta se në Kosovë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka kushtuar vëmendje në fjalimin e tij të protestës dje përpara Kuvendit, gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën jetojnë shumica e qytetarëve shqiptarë dhe ka akuzuar qeverinë se i urren njerëzit e thjeshtë, të varfër dhe të ndershëm.

Ilir Meta e ka argumentuar bindjen e tij duke e krahasuar mbështetjen që qeveria shqiptare jep për qytetarët e saj me një vend si Kosova fqinje, e cila ka gjysmën e buxhetit të Shqipërisë por jep dyfishin e mbështetjes për shtresat më të dobëta.

“Buxheti vjetor i Shqipërisë është dy herë më i lartë se sa buxheti i Kosovës, - vuri ne dukje Meta dje. -  Por në Shqipëri, ndihma ekonomike dhe pensionet janë shumë më të ulëta se sa në Kosovë, sepse paratë e shqiptarëve shpërdorohen nga korrupsioni i shfrenuar qeveritar. Kjo qeveri i urren shqiptarët e thjeshtë. Kjo qeveri i urren shqiptarët e varfër dhe të ndershëm. Ajo është armike e interesit publik, prandaj ajo duhet të largohet një orë e më parë.”

(Kosova Sot Online)