Aksidenti në Kamenicë: Në mesin e të lënduarve edhe një foshnje gjashtë muajshe

  • E.k /
  • 25 February 2023 - 11:59
Aksidenti në Kamenicë: Në mesin e të lënduarve edhe një foshnje gjashtë muajshe

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit që ndodhi dje në fshatin Hodonoc të Kamenicës, ku mbeti i vdekur një 33-vjeçar dhe u lënduan tre persona të tjerë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka treguar se në mesin e të lënduarve është edhe një foshnje gjashtë muajshe.

“Fsh. Hodonoc, Kamenicë 24.02.2023 – 10:30. Një mashkull kosovar, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku në mes të dy veturave. Po ashtu gjatë aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy femra (njëra prej tyre foshnjë 6 muajsh) bashkudhëtare me viktimën si dhe drejtuesi i veturës tjetër të përfshirë në aksident. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori që ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)