Mbi 1 mijë e 400 vende të lira pune në “superpuna”: Murati: Ka paga që shkojnë edhe deri në 1000 euro
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka krijuar platformën “superpuna”, ku ka bërë me dije se janë shpallur 1 mijë e 413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç, raporton “Kosova Sot Online”
Murati tha se paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, derisa shtoi se ka paga që shkojnë edhe deri në 1 mijë euro.
“Aktualisht në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç. Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”, ka shkruar Murati.
(Kosova Sot Online)