
Malishevë: Mërgimtarit i digjet çatia e shtëpisë

Policia e Kosovës ka treguar se është përfshirë nga zjarri çatia e shtëpisë së një personi në fshatin Dragobil të Malishevës, shkruan “Kosova Sot Online”.
Pronari i shtëpisë jeton jashtë vendit.
Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri.
“INCIDENT ZJARRI- Fsh. Dragobil, Malishevë 26.02.2023 – 18:54. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri çatia e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar i cili jeton jashtë shtetit. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.”
(Kosova Sot Online)