Publikohen pamjet nga takimi Kurti, Borell dhe Lajçak
Takimi i kryeministrit Albin Kurti me dy zyrtarët europianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, nisi në Bruksel nga ora 15:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pas takimit me Kurtin, dy zyrtarët europianë do ta presin presidentin serb Vuçiq. Ndërkaq, pason një takim i përbashkët mes dy zyrtarëve europianë dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.
Pas takimeve, Borrell do të mbajë një konferencë për media.
Ndërkohë, faqja zyrtare e BE-së ka publikuar disa pamje nga takimi i Kurtit me Borrellin dhe Lajçakun.
(Kosova Sot Online)