Kurti pas kthimit nga Brukseli: Nuk kemi hequr dorë nga asgjë, na presin diskutime të vështira
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit në Bruksel ka thënë se nuk ka hequr dorë nga njohja në qendër nga Serbia, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kurti po ashtu tha se e presin takime e diskutime të vështira gjatë muajve në vazhdim.
“Nuk kemi hequr dorë nga asgjë dhe do të vazhdojmë për qytetarët e Kosovës. Na presin takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim. Jam i hapur për çdo raportim në Kuvendin e Kosovës”.
(Kosova Sot Online)