Vdes shtatzëna nga Kosova që kishte marrë lëndime
Në aksidentin që ndodhi para një jave në rrugën Ferizaj-Shtime, ku vdiqën katër persona, ka vdekur edhe shtatzëna e cila kishte marrë lëndime, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i Intenzivës, Shaqir Uka.
Uka ka thënë se shtatzëna s’ka arritur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka vdekur sot.
“Pacientja që ju i referoheni, në rastin e lëndimeve që ka marrë në aksidentin në rrugën Ferizaj-Shtime, nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve që ka marrë dhe ka vdekur sot”, ka thënë Uka.
(Kosova Sot Online)