Aksidenti tragjik: Shumica e të vdekurve në Greqi janë studentë
32 persona kanë vdekur dhe 85 të tjerë janë plagosur pasi dy trena u përplasën në Greqi, përcjell “Kosova Sot Online”.
Raportohet se shumica e të vdekurve janë studentë ose të rinj.
Ndërkohë në Spitalin Universitar janë transferuar trupat e 9 personave dhe 48 të plagosurve, prej të cilëve dy janë të intubuar në terapi intensive dhe janë në gjendje kritike për jetën.
(Kosova Sot Online)