
Gjykata Speciale: Thaçi kërcënoi me vrasje një anëtar

Në shtator të vitit 1998, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi ishin të pranishëm në në vendin e arrestimit në Qirez dhe në Baicë, ku të arrestuarit u transferuan u rrahën dhe janë marrë në pyetje, pretendon Zyra e Prokurorit të Specializuar në pikën e 46 të aktakuzës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas aktakuzës, ata kishin qenë 13 anëtarë të një delegacioni që kishin shkuar për vizitë humanitare në Qirez.
Sipas aktakuzës, Hashim Thaci dhe Sabit Geci i kishin marrë në pyetje dhe u kishin kërkuar që të hiqni dorë nga LDK, Ibrahim Rugova dhe funksionet e tyre.
Në aktakuzë përshkruhet tutje pretendimi se Sabit Geci në prezencë të Hashim Thaçit, kishte thënë që do të vras një pjesëtar të delegacionit.
Ndërsa, në aktakuzën e Prokurorisë pretendohet se Hashim Thaçi i kishte thënë njërit nga pjesëtarët e delegacionit që edhe po është i lirë tani, mund ta vrasin në Prishtinë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) më 27 shkurt 2023, e ka dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në aktakuzën e publikuar janë bërë të ditur edhe emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë në vitin 1998 dhe 1999.
(Kosova Sot Online)