![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Aktakuzë ndaj mjekut nga Podujeva, rekomandoi që mbesa e tij të zgjidhet si doktor i Stomatologjisë në një konkurs
![Aktakuzë ndaj mjekut nga Podujeva, rekomandoi që mbesa e tij të zgjidhet si doktor i Stomatologjisë në një konkurs](/uploads/kosova-sot/images/2023/January/24/auto_auto_mjekkk16458233421674558678.jpg)
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, për veprën penale “konflikt interes”, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas Prokurorisë, në cilësi të personit zyrtar (mjek) në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka marrë pjesë personalisht në një çështje zyrtare, lidhur me përzgjedhjen e një doktori të Stomatologjisë në QKMF Podujevë, dhe atë të mbesës së tij, në atë mënyrë që në cilësinë e anëtarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve në testin me shkrim dhe intervistimin me gojë, ka rekomanduar që e njëjta të zgjidhet si doktor i Stomatologjisë, në konkursin e publikuar më 09.06.2022, e cila është përzgjedhur në këtë pozitë, dhe pas verifikimit të lidhjes familjare ky konkurs është anuluar.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 2 mars 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit G.Th., për shkak të veprës penale “Konflikti i interesit”, nga neni 417 paragrafi 1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, i pandehuri i lartcekur, në cilësi të personit zyrtar (mjek) në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka marrë pjesë personalisht në një çështje zyrtare, lidhur me përzgjedhjen e një doktori të Stomatologjisë në QKMF Podujevë, dhe atë të mbesës së tij, në atë mënyrë që në cilësinë e anëtarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve në testin me shkrim dhe intervistimin me gojë, ka rekomanduar që e njëjta të zgjidhet si doktor i Stomatologjisë, në konkursin e publikuar më 09.06.2022, e cila është përzgjedhur në këtë pozitë, dhe pas verifikimit të lidhjes familjare ky konkurs është anuluar.
Me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale të lartcekur, andaj Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
(Kosova Sot Online)